19:23 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Hajnat grabitën një market sot në Prishtinë, policia arreston dy persona

Sot, rreth orës 13:00, IndeksOnline ka raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar janë grabitë një shumë parash në një market.

 Ka qenë reagimi i shpejtë, i Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ai që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme.

Personat e dyshuar : -A.K, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe -B.N, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku dy raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje.