75 Mall Live Search
23:31 / E Premte, 16 Qershor 2023 / MSH

Hajnat grabitin një dyqan në Prishtinën e Re, pronarit i shkaktojnë dëme të mëdha

Një vjedhje e organizuar ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 14 qershorit.

Tre persona kanë vjedhur në një dyqan në lagjën “Prishtina e Re”.

Pronari i këtij dyqani ka deklaruar për Indeksonline se kjo vjedhje i ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“6 laptopë, 4 kartela grafike, 2 pajisje interneti. Vlera e këtij dëmi është 8 mijë euro” ka thënë ai për Indeksonline.

Ai pohon se janë vjedhur edhe arkat e punës.

I tërë procesi i vjedhjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë të dyqanit.

Në pamje vërehet qartë se si është demoluar dyqani nga ana e hajnave.

Më poshtë pamje nga vjedhja: