Hajnat hyjnë në një shtëpi në Kaçanik, vjedhin një pistoletë, fishekë e stoli ari

Një burrë nga Kaçaniku ka raportuar në polici se persona të panjohur përmes dritarës kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një pistoletë me leje, një karikator me 115 fishekë, si dhe stoli ari në vlerë rreth 1500 euro.
Në konsultim me prokurorin rasti është inicuar dhe po hetohet.
“ Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një pistoletë me leje, me një karikator me 115 fishekë, si dhe stoli ari në vlerë rreth 1500€. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.
.