Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prishtinë, vjedhin gjësende dhe kamerat e sigurisë

Disa persona të panjohur dyshohet të kenë depërtuar me forcë në një shtëpi.
Grabitja raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, dje mes orës 3 dhe 17, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, grabitësit kanë arritur të marrin nga shtëpia një televizor, një pushkë ajrore dhe dy kamera të sigurisë.
Bëhet e ditur se pronarit të shtëpisë i është shkaktuar dëm së paku 700 euro.
Rasti i iniciuar si “Vjedhje e rëndë” është duke u hetuar nga organet kompetente./IndeksOnline/