10:49 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Hajnat hyjnë në një shtëpi, vjedhin vetëm pistoletën

Një vjedhje ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, në rrugën “Bekim Osmani”.

Rastin në polici e ka paraqitur një person i cili ka raportuar se ka ndodhur një vjedhje në shtëpinë për të cilën e kishte nën përkujdesje.

Sipas njoftimi të policisë, është vjedhur një pistoletë, e cila ishte me leje përkatëse.

“Rr. “Bekim Osmani”, Ferizaj 03.02.2019-13:15. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar për një vjedhje nga shtëpia për të cilën është në përkujdesje, me ç’rast është vjedhur një pistoletë, e cila ishte me leje përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/