75 Mall Live Search
09:42 / E Hënë, 10 Qershor 2024 / k.v

Hajnat i futen në oborr dhe ia vjedhin veturën

Një person ka njoftuar policinë se në oborrin e tij i është vjedhur vetura me targa vendi dhe disa mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Graçanicë, të dielën ndërmjet orës 02:00-08:00, kur viktima ishte në gjumë, transmeton IndeksOnline.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa deri tani nuk është njoftuar për gjetjen e veturës./IndeksOnline/