Hajnat i futen në shtëpi Brad Pittit

Hajnat i kanë thyer shtëpinë aktorit të famshëm amerikan, Brad Pitt.
Ndërsa ishte jashtë vendit për të promovuar filmin e tij të ri, policia thotë se apartamenti i tij në Los Angeles u godit nga hajdutë.

Policët besojnë se 3 të dyshuar kanë hyrë në shtëpi ndërsa nuk dihet ende se çfarë është vjedhur brenda saj.
Brad i bashkohet një grupi të famshëm që u janë vjedhur shtëpitë në Los Angeles këtë vit… përfshirë Nicole Kidman dhe Keith Urban , Jeremy Piven , Marshmello , Austin Butler , lojtarin e NBA-së Ty Jerome dhe Olivier Giroud të LAFC./Indeksonline/