Hajnat i hyn në shtëpi në 5 të mëngjesit prishtinasit – i vjedhin afro 250 euro

Më datën 19.08 një person në lagjen Matiqan në Prishtinë ishte cak i një vjedhje.
Në kushte anonimiteti një lexues i IndeksOnline ka treguar se dy persona i kanë hyrë në shtëpi në orën 04-40 të mëngjesit.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga momenti kur të dyshuarit hyjnë në oborr të shtëpisë.
Ai pohoi se të dyshuarit i kanë vjedhur afro 250 euro gjersa të gjithë ishin në gjumë.
I njëjti ka raportuar rastin në Polici./IndeksOnline/