75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 31 Tetor 2022 / A. M.

Hajnat i marrin stoli në vlerë prej 10 mijë € këtij personi në Ferizaj

Mbi 10 mijë euro është vlera e stolive të arit që u vodhën gjatë vikendit në një shtëpi në fshatin Softaj të Ferizajt. Personat të panjohur nga aty kanë vjedhur edhe një armë zjarri që pronari e kishte me leje.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i dëmtuari është Flamur Zariqi. Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Me datën 30.10.2022 rreth orës 15:20 kemi pranuar një informacion nga personi F.Z i moshës 30-vjeçar për një rast vjedhje e rëndë në fshatin Softaj të Ferizajt .Policia e stacionit në Ferizaj, hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme , kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Dyshohet se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe nga aty kanë vjedhur një armë zjarri ,pistoletë me leje dhe stoli ari rreth 10 mijë euro. Policia po punon intensivisht për të zbardhur sa më shpejtë rastin”. /Indeksonline/