08:32 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Hajnat i vjedhin veturën “Opel Astra”, në garazh, policia në kërkim të tyre

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për vjedhje të rëndë.

Disa persona të panjohur kanë vjedhur një veturë të tipit “Opel Astra”, në fshatin Plemetin të Obiliqit, transmeton IndeksOnline.

VJEDHJE E RËNDË

Plemetin, Obiliq 27.10.2020-11:15. Ankuesimashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur gjatë natës në garazhin e tij i kanë vjedhur veturën e tipit Opel Astra, një aparat saldues dhe një hillt. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/