17:45 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / AR

Hajnat i vodhën 8000 euro, Fisnik Syla: Nuk keni ditë me hy në bunker ku i kom milionat!

Biznesmeni i njohur Fisnik Syla ka renë pre e hajdutëve.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij në “Instastory”, ka lëshuar incizimin e kamerave të sigurisë duke shkruar se hajnat i kanë vjedhur 8000 euro në villën e tij.

Gjithashtu ai pati edhe një mesazh për hajdutët duke thënë se nuk kanë ditur të hyjnë aty ku i ka të fshehura milionat.

“O hajna amatera keni vjedh 8000 euro ne villen time, nuk keni dit me hy ne bunker aty ku i kam milionat, kshtu qe hallall ju qofte. E keni pagu shtrejt ket vjedhje..” shkroi në mbishkrimin e postimit./Indeksonline/