09:36 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / k.v

Hajnat ia thyejnë veturën dhe i vjedhin para dhe pistoletën

Një person ka raportuar në policisë se hajant i kanë thyer veturën në vendin e quajtur ‘Transiti i Vjetër’ në Prizren prej nga kanë marrë para dhe një armë zjarri.

Rasti në polici është raportuar të dielën rreth orës 02:00. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është hapur rasti vjedhje e rëndë, transmeton IndeksOnline.  

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar deri më tani të panjohur kishin thyer xhamin e veturës dhe nga aty kanë vjedhur para dhe një pistoletë për të cilën ankuesi kishte leje përkatëse. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/