75 Mall Live Search
20:07 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hajnat ia vjedhin afër 3000 euro kursime invalidit 68 vjeçar nga Pozharani

Hysni Zukës nga Pozharani, hajnat ia vodhën kursimet me vlerë 2 mijë e 600 euro

Me sa forcë që ka mundohet ta karrocën.

Rruga, sa do e shkurtër që mund të jetë, është e mundimshme për Hysni Zuken.

Nuk ka akse ta ndihmoj, sepse 68 vjecari nga Pozhorani i Vitisë, jeton i vetëm.

Dhe sikur mos të mjaftonin kushtet e vështira ekonomike, ditë më parë, dy persona të maskuar i kishin hyrë më forcë në shtëpi, duke ia vjedhur një shumë të parave.

Ai rrëfen se si kishte ndodhur rasti.

“Kah minuta e 0.40 – qitu jom kane, as fjet as çut, edhe jon hi dy, paret ku i ki? Paret i kom n xhep..se prita që po mdel bash qashtu”.


Zuka tregon sa ishte shuma që i është vjedhur, ndërsa thotë që ato të gjitha ishin kursimet e tij.

Ai thotë se hajnat e shfrytëzuan pikën më të dobët të tij, pasi që njërën këmbë e ka të amputuar.

Ndërsa shton se i morën edhe një kujtim me vlerë që e kishte nga gruaja e tij, tashmë e ndjerë.

“Qit karroce ma qiten jashtë, mobilin ma morën e kurrë nuk ma kthyn mo..e kom pasë kujtim prej grus..”.

E nga policia në rajonin e Gjilanit, përmes telefonit, kanë thënë se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast, dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/hajnat-ia-vjedhin-invalidit-2-mije-euro-609616/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright