Hajnat me armë grabitin një biznes në Suharekë
Një objekt afarist në zonën industriale Shirokë të Suharekës është grabitur mbrëmë.
Viktima ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës si roje e objektit afarist aty kishin shkuar tre persona të panjohur njëri me armë të shkurtër, i cili viktimën e ka mbajtur nën kontroll në presion të armës, kurse dy të dyshuarit tjerë përmes një dritareje anësore kanë depërtuar brenda në objekti.
Nga një kasaforta të cilën e kanë dëmtuar kanë marrë para të metalta dhe më pas janë larguar nga ai vend.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, përderisa nuk raportohet për të lënduar./Indeksonline/