Hajnat me tabela të Gjermanisë, momenti kur thyhet vetura e shqiptarit në marketin e njohur në Llozicë

Një shqiptar nga Hasi i Shqipërisë sot ka rënë pre e një vjedhjeje.
Rasti ka ndodhur në një market në fshatin Llozicë të Malishevës, raporton IndeksOnline.
Sipas ankuesit, viktima ka qenë duke udhëtuar nga Hasi i Shqipërisë, në drejtim të Shkupit, kur u ndal në Llozicë për t’u furnizuar me pije në një market buzë rrugës.
Në ato momente, një veturë Audi me targa gjermane “KEL-BK-86” ndalon pranë veturës së viktimës, teksa një pasagjer zbret dhe shkon e i afrohet ngadalë.
Pa ngurruar, ai hap derën e shoferit dhe nga aty merr një çantë që kishte në të 2800 euro, 4500 krona suedeze, dy varëse ari dhe dokumente personale të lëshuara nga autoritetet suedeze, shkruan IndeksOnline.
Me të marrë çantën, i dyshuari shpejton për te vetura, e cila më pas largohet në drejtim të panjohur.
Për rastin është njoftuar edhe policia, që ka nisur hetimet e menjëhershme.
Më poshtë pamje nga rasti: