75 Mall Live Search
14:35 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Hajnat në aksion, ja si thyhet vetura në Prishtinë

Muajve të fundit, në tërë territorin e Kosovës janë regjistruar raste të shumta të grabitjeve në objekte,  vetura apo edhe në rrugë.

Indeksonline mbrëmë raportoi për një rast që ka ndodhur para disa ditësh në Çagllavicë, ku sipas pamjeve, një person zbret nga vetura e tipit “Golf VI” dhe futet në një makinë tjetër, me qëllim të vjedh gjësende nga brenda.

Kur hajni hap derën, sheh që në veturë ka fëmijë, derisa nëna e tyre është brenda objektit përballë.

Pas publikimit të këtij rasti, në redaksinë e Indeksonline, ka dërguar video të një rasti grabitje, lexuesja që ka pasur histori të ngjashme.

Ajo ka thënë se më 21 nëntor të vitit të kaluar në ora 17:25, kishte veturën e parkuar para një mobilierie në Prishtinë, kur një person i vodhi gjëra nga aty.

Lexuesja thotë se bëhet fjalë për hajnin e njëjtë, i cili i ka vjedhur asaj çantën, kuletën me të holla dhe me dokumente.

Shikoni më poshtë pamje të kësaj grabitje./Indeksonline/