75 Mall Live Search
11:06 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Hajnat në aksion, momenti kur thyejn xhamin e veturës në Gjakovë dhe vjedhin çantën me gjësende

Gjakovarët po ankohen se numri i vjedhjeve në këtë komunë vazhdon të jetë i lartë. Indeksonline ka siguruar një video që e pasqyron këtë dukuri negative e shqetësuese në komunën nga Dukagjini.

Në parkingun e një qendre tregtare, dy hajna shihen në aksion duke thyer xhamin e një veture për të kryer vjedhje profesionale.

E tëra është inçizuar nga një qytetar. Hajnat që ndodheshin në veturën e modelit KIA kishin cak një çantë femrash që ndodhej në veturën e modelit Passat. Pasi studiuan situatën, hajni shihet duke thyer xhamin e veturës për të nxjerrur çantën dhe për të ikur më pas nga vendi i ngjarjes.

Indeksonline ka kontaktuar pronarin e veturës i cili ka treguar edhe vlerën që i është vjedhur.

“Është vjedhur çanta e gruas, në të cilin ishte një telefon i modelit Samsung dhe para në vlerë 250 euro. Jam i pakënaqur shumë me punën e Policisë së Kosovës të cilët patën çdo provë dhe nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim” ka thënë pronari i veturës Passat për Indeksonline./Indeksonline/