11:54 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hajnat në aksion, shih se si vjedhin arkat në një lokal, në Komoran

Mbrëmë rreth orës 03:00 të mëngjesit, hajnat kanë kryer një vjedhje në Komoran. Indeksonline ka siguruar aksionin e vjedhjes në lokalin e kompanisë “Aktiv” në Komoran.

Kamerat e sigurisë kapin momentin kur një veturë futet në oborrin e kompanisë, para se dy persona të maskuar thyejnë dyert dhe arrijnë të vjedhin arkat me para të kompanisë, shkruan Indeksonline.

Gjithçka kryhet brenda pak minutash, ndërsa hajnat me veturë të zezë arrijnë të iknin nga vendi i ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Kompania lut qytetarët që mund të kenë informacione rreth këtij rasti, të lajmërojnë rastin në stacionin më të afërt të policisë./Indeksonline/