Hajnat në aksion, grabisin marketin në gjysmë të natës në Istog
Një grabitje profesionale ka ndodhur mbrëmë në Istog.
Disa persona shihen në aksion rreth orës 03 të mëngjesit të cilët arrijnë ta thyenin me mjete të forta marketin “Vatani”.
Pak minuta iu nevojitën hajnave për të marrë kasafortën dhe disa paketa me cigare.
Në videoincizim dëgjohen edhe zërat e hajnave./Indeksonline/