Hajnat – në fokus shtëpitë e mërgimtarëve, në Gjakovë bëhet një grabitçare
Mbrëmë rreth orës 18:00 në Gjakovë ka ndodhur një vjedhje në shtëpinë e një mërgimtari, shkruan Indeksonline.
Policia e Kosovës e ka cilësuar si vjedhje – grabitje.
Sipas të dhënave disa persona të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të presonit që ka raportuar në polici rastin.
Në shtëpi shtëpi kishin vjedhur një kasafortë brenda së cilës kishte pasë një pushkë gjuetie dhe një pistoletë
“Fsh. Marmull, Gjakovë 24.12.2019-18:40. Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se persona të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të tij i cili jeton në shtetet e jashtme nga e cila shtëpi kishin vjedhur një kasafortë brenda së cilës kishte pasë një pushkë gjuetie dhe një pistoletë. Sipas viktimës të dyshuarit kasafortën e kishin tërhequr zvarrë rreth 200 metra nga shtëpia të cilën e kishin hapur me forcë por kur ai kishte shkuar në drejtim të tyre ata i kishin thënë ik dhe kishin shtënë dy herë me armë drejtimi nuk dihet dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku është gjete dhe konfiskuar një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar, perderisa rasti vazhdon të hetohet nga njesitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh./Indeksonline/