17:11 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Hajnat si në filma: Futen me “Rang Rover” në argjendari dhe shkatërrojnë gjithçka!

Një grabitje e rrallë ka ndodhur në Britani të Madhe.

Mediumi i njohur “Mirror” ka publikuar pamjet kur tre persona grabisin një argjendari në veri të Londrës.,

E veçanta e kësaj vjedhje ishte se hajnat u futën më veturën e tyre “Range Rover” brenda lokalit.

Videoja dramatike tregon momentin kur ky grup prej 3 vetash shkatërruan dhe morën arin brenda lokalit.

Policia angleze konfirmoi se makina e përdorur nga treshja ishte vjedhur dhe targat e saj ishin ndryshuar, transmeton Indeksonline

Grabitja ka ndodhur në Shepherds Bush në  Londër me 25 tetor të vitit të kaluar.

“Kjo ishte një grabitje e pamëshirshme e kryer para blerësve. Ishte fat i madh që askush nuk u lëndua seriozisht kur automjeti u përplas para dyqanit, dhe pronari i dyqanit dhe klientët u kërcënuan me dhunë serioze kur hajdutët ndodheshin brenda”, thuhej në njoftimin e policisë. /Indeksonline/