08:17 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hajnat s’e lënë rehat këtë fshat të Pejës!

Fshati Vitomiricë i Pejës është në hall nga hajnat. Disa banorë të kësaj ane po ankohen se janë duke u grabitur shumë shtëpi.

Në redaksinë e “Indeksonline” kanë dërguar disa fotografi ku një shtëpi mbrëmë është vjedhur.

“Ata që mendojnë se jetohet duke dëmtuar pronat e huaja dëmtojnë në radhë të parë familjet e tyre. Vetëm me punë jetohet dhe edukohet brezi i ri”, ka deklaruar M.B. nga ky fshat.

Sipas tij, në Vitomiricë nuk jetohet lirshëm për shkak të këtyre veprimeve.

“Shteti në pamundësi për risocializimin e tyre, e quan vetveten shtet demokrat dhe fati i qytetarëve mbetet ne mëshirën e Zotit”, ka deklaruar ky person. /Indeksonline/

Mos i humb