21:21 / E Martë, 03 Prill 2018

Hajnat sulmojnë kryefamiljaren në Strellc të Deçanit

Vjedhje kishte në shtëpinë e një polici në Strellc të Deçanit. Dy persona të maskuar dhe të armatosur sulmuan bashkëshorten e pjesëtarit të policisë dhe i kërkuan paratë e burrit të saj. Për shkak të telasheve me hajnat një i moshuar i këtij fshati thotë se fle me sëpatë në dorë.
Tabe Beqiraj nga fshati Strellc i Ulët i Deçanit u sulmua në oborrin e shtëpisë së saj nga dy persona të maskuar që dyshohet se kishin hyrë aty për të vjedhur.

Beqiraj thotë se kjo ishe e vetme në shtëpi pasi burri i saj i cili është pjesëtar i policisë gjendej derisa djalin e kishte mysafir të të afërmit.

Teksa 54 vjeçarja tregon për traumat që pësoi një javë më parë gjendjen shëndetësore thotë se nuk e ka të mirë.

Për më tepër ajo ka frikë ngase hajdutët t’i kenë thënë se do kthehen për të marrë para.

Në këtë fshat problem me hajna kanë pothuajse çdo natë.

Ndërkohë në policinë rajonale thonë se janë duke hetuar këtë rast.

Zyrtari për informim në këtë institucion Xhevat Ibraj konfirmoi se bëhet fjalë për vjedhje në tentativë dhe se forcat e rendit janë duke mbledhur informacione për të kapur të dyshuarit.