75 Mall Live Search
20:35 / E Martë, 10 Maj 2022 / OSH

Hajnat sulmojnë me kallash, punëtorët i ndjekin me karrige

Kërcënimi me kallashnikov nuk ua trembi syrin.

Madje, rezistencën ndaj hajnave punëtorët e një pompe të derivateve në Maxhunaj të Vushtrrisë e bënë me karrige.

Ata me ulëse, natën e së hënës, ua ndalën turrin tre personave që kishin shkuar aty për të vjedhur.

Pa marrë gjë dhe në këmbë, hajnat ikën në drejtim të Prishtinës.

Në kohën kur ngjarja ndodhi në marketin e pompës, pos stafit, kishte edhe myshterinj.