75 Mall Live Search
09:24 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Hajnat tentojnë të kryejnë vjedhje në një market në Prishtinë

Persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë vjedhje në ‘Albi Market’ në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Siç shihet nga këto foto të siguruara nga Indeksonline, hajnat kanë dëmtuar hyrjen në market.

Mirëpo, sipas punëtorëve, ata nuk kanë arritur të vjedhin asgjë.

Rastit të ‘tentim vjedhjes’ i është përgjigjur Policia,  e cila po bënë hetimin e rastit./Indeksonline/