75 Mall Live Search
08:46 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / MSH1

Hajnat thyejnë dy shtëpi në Pustenik, vjedhin stoli ari dhe para

Në dy raste të ndara, dje në fshatin Pustenik të Hanit të Elezit është raportuar vjedhje.

IndeksOnline raporton se në dy shtëpi, hajnat kanë depërtuar me forcë dhe kanë vjedhur gjësende.

Në rastin e parë, në shtëpinë e viktimës janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Ndërkaq, në rastin e dytë, nga shtëpia e viktimës u vodhën dy pushkë gjuetie dhe stoli ari.

Në raportin policor bëhet e ditur se njësitet relevantë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe rastet po hetohen.

Të dyja rastet janë iniciuar si “Vjedhje e rëndë”./IndeksOnline/