Hajnat thyejnë një veturë në Prishtinë, vjedhin para e dokumente

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në rrugën “Shpetim Robaj” në Prishtinë.
Sipas ankuesit, vetura e tij ishte thyer nga persona të panjohur dhe nga aty është vjedhur një çantë, në të cilën kishte para të gatshme dhe dokumente personale.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje, rreth orës 12:42.
Njësitet relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.