75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / k.v

Hajnat thyejnë objektin brenda varrezave në Prizren, dhe vjedhin vegla pune

Një vjedhje është raportuar mëngjesin e së martës në qytetin e Prizrenit. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, në një objekt që gjendet brenda varrezave. 

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se nga zyra janë vjedhur vegla pune, ndërsa është shkaktuar dëmtim në derën e hyrjes. 

Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar autorët e mundshëm të kësaj vjedhjeje.

Policia u bën thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion të dobishëm për rastin, të kontaktojnë organet e rendit në numrin 192./IndeksOnline/