75 Mall Live Search
11:20 / E Premte, 04 Qershor 2021 / OSH

Hajnat u vjedhin pejanëve armë, telefona, stoli ari e fishekë

Dy vjedhje kanë ndodhur brenda 24 orëve në rajonin e Pejës, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë vjedhur në një shtëpi në fshatin Brestovik pistoletë, dy armë gjute, fishekë e stoli ari.

E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Klinë. Tri femra raportuan se disa persona hynë me dhunë në shtëpi dhe ushtruan dhunë ndaj tyre duke ua vjedhur telefonat e stoli ari.

Raporti:

Fsh. Brestovik, Pejë, 03.06.2021-16:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur  një pistoletë për të cilin posedon leje valide, dy armë gjuetie ,  25 copë fishekë dhe një sasi stoli ari. Rasti vazhdon të hetohet.

Klinë, 03.06.2021-22:05. Tri viktima femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në shtëpi, tre persona të panjohur  të maskuar  dhe të armatosur, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe duke përdorur forcë ndaj viktimave ju kanë grabitur telefonat,  një sasi stoli ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është në procedurë hetimore.