75 Mall Live Search
13:08 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Hajnat ua vjedhin punëtorëve të PTK-së parat e socialit – ishin duke i shpërndarë në Obiliq

Sot në mëngjes ka ndodhur një grabitje në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

Sipas infomacioneve, dy persona kanë grabitur një sasi parash nga punëtorët e PTK-së, të cilët po i transportonin paratë në një lokacion të caktuar.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se të njëjtit ishin duke shpërndarë paratë e socialit.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për IndeksOnline ka thënë se policia po punon për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar.

“Rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët nën kërcënimin e armës( revole), kanë  grabitur një sasi parash, nga  punëtorët e PTK-së, të cilët me veturë zyrtare  po transportonin paratë në një  lokacion të caktuar.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, tha ajo./IndeksOnline/