Hajnat vjedhin ari dhe një armë në Prizren
Një person nga Prizreni ka raportuar në Polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe një armë zjarri me leje.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar.