Hajnat vjedhin disa armë nga një poligon në Gjakovë

Pronari i një poligoni në Gjakovë ka njoftuar policinë se të martën rreth orës 00:45, persona të panjohur kanë vjedhur disa armë nga lokali i tij.
Policia e Kosovës i është përgjigjur menjhërë rastit dhe ka nisur hetimet, transmeton IndeksOnline.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë të hapet rast për vjedhje të rëndë./IndeksOnline/