75 Mall Live Search
15:08 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hajnat vjedhin kasafortën në një argjendari në Shtime, thyejnë murin nga mbrapa!

Një vjedhje ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në një argjendari në Shtime.

Mësohet se hajnat vodhën kasafortën e këtij biznesi, i cili, siç mëson Indeksonline, kap shifrën e mbi 30 mijë eurove.

Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt, ka konfirmuar rastin.

“Ka ndodhur në orën 7:15 të mëngjesit. Është thyer muri përmbrapa e një argjendarie. Dyshohet se është marrë ari dhe një vlerë me para rreth 20 mijë euro (sipas pronarit). Hetuesit e forenzikës janë në vendin e ngjarjes, duke shikuar kamerat, dhe po merren me rastin për verifikim”, thuhet në sqarimin e PK-së. /Indeksonline/

Indeksonline ju sjellë foto nga vendi i ngjarjes