Hajnat vjedhin një market në Han të Elezit, kamerat kapin aksionin e armatosur
Një vjedhje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Han të Elezit. Në orët e vonë të mesnatës, disa persona kanë plaçkitur me armë marketin e quajtur “Atlas”, shkruan Indeksonline.
Me maska e armë në duar, tre persona shihen në kamera duke parkuar veturën skaj marketit, ku për tre minuta kanë kryer vjedhjen profesionale.
Nuk dihet ende sa është vlera e dëmit për pronarin e marketit./Indeksonline/