75 Mall Live Search
11:23 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hajnat, vjedhin një pushkë në shtëpinë e një mërgimtari

Policia raporton se një person nga fshati Livoç i Ulët të Gjilanit ka njoftuar se shtëpia e vëllait të tij, i cili gjendet në Zvicër, ishte hapur me forcë dhe nga një dhomë e shtëpisë është vjedhur një armë e gjuetisë për të cilën vëllai i tij e ka me leje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe kanë marrë veprimet e nevojshme.