Hajnat vjedhin para në dy xhami në Prishtinë

Gjatë ditës së djehsme, hajnat kanë arritur të depertojnë në dy xhami të kryeqytetit, duke marrë para nga to.
Të dy rastet e ndara, në polici janë raportuar nga imamët e xhamive.
Rasti i parë ndodhi në xhaminë në rrugën “Ilir Konushevci”, rreth orës 06:48.
“Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë të xhamisë dhe nga arka i kanë vjedhur rreth 150€ kesh (para)” thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, rasti i dytë ndodhi në xhaminë që gjendet në rrugën “Ibrahim Lutfiu”, rreth orës 11:00.
“Ankuesi mashkull kosovar-imam, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë, e kanë dëmtuar-thyer arkën e xhamisë ku kanë vjedhur 5€ dhe kanë dëmtuar kamerat e sigurisë” thuhet në raportin policor.
Policia bën të ditur se të dy rastet janë duke u hetuar.