Hajni futet në barnatore në Pejë, i vjedhë 670 euro nga arka

Një person është futur në fundin e orarit të një barnatoreje në Pejë për të kryer një vjedhje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”.
I dyshuari ka arritur që të marrë në shpejtësi 670 euro nga arka për të ikur nga vendi i ngjarjes.
Njësitet policisë i janë përgjigjur rastit dhe kanë nisur hetimet për këtë vjedhje.
Indeksonline ka siguruar foton e personit që dyshohet se ka kryer këtë vjedhje./Indeksonline/