Hajni futet në mesnatë në lokalin që ndodhet te Rruga B (Pamje)

Një vjedhje është regjistruar në mesnatën që lamë pas në një lokal te Rruga B. Në orën 03:30 të mëngjesit, hajni ka arritur të depërtojë brenda lokalit “Beo Bar”.
Brenda pak minutave ai ka arritur të marrë kuletën e një kamarieri që ishte lënë në lokal ndërsa ka vështruar edhe çdo skaj në kërkim të gjërave me vlerë.
Hajni u fut me kapelë nga dera kryesore dhe nuk duket se mund të jetë pasuruar aq shumë nga kjo vepër e shëmtuar./Indeksonline/