10:35 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Hajni që futet te berberi, kërcënon me armë klientët, del me pak para nga aty

Klientët që kishin shkuar për t’u nënqethur te një berber në New York janë ndarë të tmerruar nga vizita e fundit atje.

Një hajn i armatosur është futur brenda, duke kërcënuar dhe duke kërkuar para.

Brenda pak sekondash, hajni ka arritur që të merrte 350 dollarë para, një kartë krediti dhe telefonin e një klienti.

Hajni është evidentuar nga policia dhe pritet të kapet shpejt./Indeksonline/