75 Mall Live Search
19:18 / E Premte, 10 Shtator 2021 / OSH

Hajni i Biçikletave/ Policia e arreston vushtrriasin e përfshirë në 4 vjedhje, Prokuroria e liron në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës sot ka arritur të arrestoj një person në Vushtrri.

I arrestuari është i dyshuar për  4 vjedhje të ndryshme në dy muajt e fundit, ku cak ishin biçikletat, transmeton Indeksonline.

Inicialet e të arrestuarit janë Xh.N dhe mosha e tij është 41 vjeç.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në katër (4) raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhje’, raste këto të raportuara në dy muajit e fundit në zonën e Vushtrrisë, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin   biçikletat .

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë gjatë ditës së sotme në Vushtrri, kanë arrestuar  të dyshuarën  Xh. N., 41 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti  dyshohet që në lokacione të ndryshme në Vushtrri  ka kryer veprat penale të vjedhjeve. Në lidhshmëri me veprat  të të dyshuarit, në cilësi të provave materiale është  gjetur dhe sekuestruar një biçikletë.

Ndërkohë që hetuesit policorë kanë të njohur edhe identitetin e një personi tjetër të dyshuar për bashkëkryerje të veprave penale i cili mbetët në kërkim policor.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

/Indeksonline/