75 Mall Live Search
11:00 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / MSH

Hajni i merr me forcë çantën një gruaje në Prishtinë

Një rast i vjedhjes është raportuar dje rreth orës 16:15 në Prishtinë.

Një grua ka raportuar në polici se një person i panjohur i ka marrë më forcë çantën e krahut.

Në çantë, viktima pohon se kishte kuletën me dokumente personale dhe para.

I dyshuari, sipas viktimës, ka ikur me një veturë.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore” thuhet në raportin policor.