75 Mall Live Search
10:57 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Hajni i vrarë dje në Shtime, ishte aktivist i Vetëvendosjes (FOTO)

 Hajni i cili u vra dje në Shtime gjatë një vjedhje që po kryente në shtëpinë e një mërgimtari nga Zvicra është Fehmi Gashi.

Siç shihet në profilin e tij në Facebook, hajni i vrarë gjatë vjedhjes, Fehmi Gashi, ishte mbështetës dhe anëtar i Vetëvendosjes.

Sipas njoftimeve zyrtare të Policisë së Kosovës, ky person ishte emër i njohur për forcat e rendit edhe për disa vepra të tjera të mëhershme.

Deri në ditën që u vra duke vjedhur, Fehmi Hashi, ishte mjaft aktiv në Facebook, duke shpërndarë foto dhe aktivite të idolit të tij, Albin Kurti.

Madje në profilin e tij ai ka të postuara disa thirrje në mbështetje të Kurtit, por po ashtu ka edhe fotografi me qen të rrezikshëm.

Fehmi Gashi mbeti i vrarë gjatë një vjedhje që po kryente bashkë me 3 shokë të tjerë të tij në shtëpinë e një mërgimtari nga Zvicra, në Shtime.

Edhe një grabitës tjetër i vrarë para pak kohësh në Istog, Kamer Metaj, ishte aktivist i Vetëvendosjes teksa po tentonte të kryente vjedhje në një bankë.

Madje në odën e tij, Albin Kurti, kishte mbajtur edhe takime elektorale.