75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Hajni ia vjedh kuletën studentës në furrë në Prishtinë

Vjedhjet në Kosovë janë bërë mjaftë të shpeshta.

Nuk kalon ditë pa u raportuar për vjedhje, qoftë kjo në ndonjë pronë apo biznes.

Një vjedhje e kuletës ka ndodhur sot në një furrë në lagjen ‘Ulpianë’ në Prishtinë.

Siç shihet në këto pamje të dërguara nga në lexues në redaksinë Indeksonline, një person ulët afër disa studentëve të cilët ishin duke ngrenë ushqim në furre.

Ai bëhet sikur po vendos xhaketën mbi karrige, gjersa futë duart në çantën e një vajze dhe ia merr kuletën.

Më pas, siç duket në video, ai pasi ia vjedh kuletën del shpejtë nga lokali dhe ikën në drejtim të panjohur./Indeksonline/