Hajni kapet duke vjedhur në marketin në “Muharrem Fejza”

Një person ka përfunduar në pranga pasi u kap duke vjedhur në një market.
I dyshuari ishte kapur në flagrancë nga sigurimi i marketit.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”, dje rreth orës 18:44.
“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.