75 Mall Live Search
10:16 / E Premte, 10 Mars 2023 / k.v

Hajni kapet nga kamerat e sigurisë teksa futet në objektin banesor në Prishtinë (Video)

Një person është futur mbrëmë në një objekt banesor në lagjen “Ramiz Sadiku” në Prishtinë për të kryer vjedhje.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar hajnin i cili kishte kryer vjedhje.

Lexuesit e IndeksOnline që kishin qenë viktimë e këtij rasti, kanë dërguar pamjet e personit të dyshuar.

Ata thonë se hajni me forcë ka depërtuar brenda objektit banesor dhe ka kryer veprën./IndeksOnline/