75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / B O

Hajni në Ferizaj thyen një mobishop dhe vjedhë “si zotni” (Pamje)

Mobishopi Klea ka qenë cak i vjedhjes dy natë më parë. Dera e lokalit është thyer me forcë nga një person i panjohur. Hajni kryen vjedhjen në mesnatë pa u ngutur fare.

Rreth 15 minuta ka qëndruar aty duke vjedhur telefona dhe gjesende të tjera teknologjike me vlerë.

Pronari ka thënë për Indeksonline se rreth 5000 euro është vlera e dëmit të shkaktuar.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila ka marrë inçizimet dhe ka nisur hetimet për kapjen e autorit./Indeksonline/