Hajni sulmon një femër në Prishtinë me kondak të armës
Mbrëmë rreth orës 22:00, në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Nazim Gafurri”, një femër është sulmuar nga një hajdut.
Derisa ishte duke e mbyllur lokalin, një person i maskuar e ka sulmuar atë me kondak të armës dhe ia ka marrë çantën.
Viktima ka marrë tretmanin e nevojshëm në QKUK, pastaj është liruar për në shtëpi. Policia po vazhdon ta hetoj rastin.