75 Mall Live Search
14:19 / E Hënë, 05 Janar 2026 / OSH

Hajni tenton të futet në shtëpinë e zëvëndëspresidentit të SHBA-ve

Zëvendëspresidentit JD Vance i ndodhi një incident i frikshëm gjatë natës në shtëpinë e tij në Ohio.

Një mashkull i rritur u mor në paraburgim nga Departamenti i Policisë së Cincinnati-t pasi u ndalua nga personeli i Shërbimit Sekret të SHBA-së për shkaktimin e dëmtimit të pronës, duke përfshirë thyerjen e dritareve në pjesën e jashtme të një rezidence personale të lidhur me Zëvendëspresidentin.

Guglielmi thotë se shtëpia nuk ishte e banuar në kohën e incidentit dhe zëvendëspresidenti dhe familja e tij nuk ishin në Ohajo.

Një person është arrestuar deri më tani për këtë akt.

Më tej, burri do të intervistohet nga agjentë të Shërbimit Sekret për të mësuar më shumë rreth qëllimeve të tij./Indeksonline/