17:41 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hajni thyen xhamin e veturës dhe vjedh çantën në magjistralen Prishtinë- Ferizaj (Video)

Një vjedhje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Në një video të siguruar nga Indeksonline, mund të shihni se si dy persona ndalojnë tek një makinë e markës GOLF 5 e cila është e parkuar dhe në shpejtësi pasagjeri që ka një kapele në kokë del dhe ia thyen xhamin, duke vjedhur një çantë që ndodhej në ulësen e parë.

Ndryshe vjedhjet vazhdojnë të jenë një fenomen tejet shqetësues për qytetarët e Kosovës, duke u cenuar atyre edhe sigurinë. /Indeksonline/