Hajni vjedhë veturën në Viti, pronari i vihet pas, aksidentohen udhës dhe më pas konfiskohet makina

Një rast si nëpër filma është regjistruar në mesditën e djeshme në Viti. Një person ka grabitur veturën e përkuar. Pas informatës një njësi policore i është vënë në ndjekje për ta ndalur të dyshuarin.
I njëjti gjatë përpjekjeve për t’i ikur ndaljes së tij, ka goditur një automjet të udhëtarëve dhe më pas edhe automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve të vogla të automjeteve, lëndime kanë pësuar drejtuesi i automjetit zyrtar si dhe një pasagjere femër kosovare.
Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë liruar.
Në lidhje me rastin është konfiskuar automjeti i grabitur, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për rastin vjedhje grabitqare./Indeksonline/